“Po shkon siç ishte planifikuar”/ Zyrtari rus tregon se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Bota

“Po shkon siç ishte planifikuar”/ Zyrtari rus tregon se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Nga: A.M Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, tha Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, përcjell "Bota sot".

"Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.

Diplomati shtoi se operacioni "po shkon siç ishte planifikuar" dhe se "të gjitha qëllimet e tij do të arrihen".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat