Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën Azovstal në qytetin port të rrethuar ukrainas të Mariupolit, duke thënë se ai dëshiron që ajo të vazhdojë të jetë e bllokuar në mënyrë të sigurt, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ukrainasit e fundit janë strehuar në fabrikën e madhe të çelikut të qytetit Azovstal, që thuhet se ka rreth 1,000 civilë.
Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës ministrit të tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Ai e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin.
Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2000 luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor.