Ukraina ofertë Rusisë për Mariupolin, deklarohet Zelensky

Bota

Ukraina ofertë Rusisë për Mariupolin, deklarohet Zelensky

Nga: G.B Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:09
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina i ka "ofruar të gjitha opsionet" Rusisë për të shkëmbyer qytetarët e Mariupolit me ushtarë rusë dhe është në pritje të përgjigjes së Moskës, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Bota sot.

Ai kishte sugjeruar më parë se ushtarët rusë të kapur mund të shkëmbeheshin me civilë të bllokuar.

Duke iu përgjigjur pretendimit të Kremlinit se forcat e tij kanë "çliruar" qytetin port, ai tha se Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Mariupolit, por forcat ukrainase mbeten në një pjesë të tij, sipas Reuters.

Siç kemi raportuar, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të mbyllin fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, ku po qëndron një grup i fundit luftëtarësh ukrainas, në vend që ta sulmojnë atë.

Zelensky gjithashtu u citua të thoshte se 120,000 civilë po bllokoheshin të largoheshin nga Mariupol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat