Forcat e armatosura ukrainase ende mbajnë terren në qytetin jugor të Mariupolit, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Zyrtarët pretendojnë se pohimi i Vladimir Putin se trupat ruse kanë "çliruar" qytetin e rrethuar është dezinformatë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
“Ne e kuptojmë se forcat e Ukrainës vazhdojnë të qëndrojnë në terren dhe ka arsye për të besuar se shfaqja e Presidentit Putin dhe ministrit të tij të mbrojtjes për mediat që pamë në orët e fundit është edhe më shumë dezinformatë nga libri i tyre i përdorur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, në një konferencë shtypi.
Më herët këtë mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësoi se 120,000 njerëz mbeten në Mariupol, ku dyshohet se mbi 20,000 janë vrarë.
Pjesa e mbetur e forcave mbrojtëse të qytetit është e izoluar në një punishte çeliku aty pranë./Botasot