Një varr i ri masiv është raportuar pranë Mariupolit, tha këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Duke shkruar në Telegram, Andryushchenko tha se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje me një "vend varrimi masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës".
BBC nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimin.
Andryushchenko u kërkoi gazetarëve të gjenin foto të varrit në imazhet satelitore, duke thënë se ai ndodhej në rrethin Livoberezhnyy pranë varrezave të fshatit Vynohradne.
Ai shtoi: "Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po mbledhin dhe varrosin, ose djegin banorët e vdekur të Mariupolit në çdo lagje të qytetit"./V.N/
Rusia pretendon se ka pushtuar depon e armëve në Kharkiv
Mijëra ton municione ukrainase thuhet se janë tani në duart e Rusisë, pasi pushtimi i një depoje armësh në rajonin e Kharkiv u pretendua nga ushtria ruse, raproton BBC, transmeton Bota sot.
Agjencia e lajmeve Tass raportoi pretendimin nga ministria e mbrojtjes e vendit dhe e përshkroi depon si të madhe.
Nuk kishte asnjë verifikim të pavarur të lajmit, megjithëse më herët gjatë ditës, Ukraina kishte thënë se forcat ruse po përpiqeshin të bënin një ofensivë në zonë.
Në vetë qytetin e Kharkiv, Ukraina tha se predha ruse kishin goditur një sallë dasmash dhe tregun kryesor Barabashovo, duke shkaktuar viktima./V.N/
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë, tha Kremlini.
António Guterres do të ketë edhe një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Më shumë tani për lajmet se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të vizitojë Moskën të martën për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin.
Zëdhënësi i asociuar i shefit të OKB-së, Eri Kaneko, tha se Guterres shpresonte të fliste për atë që mund të bëhet për të sjellë paqen në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij.
Zyra e tij është gjithashtu në kontakt me qeverinë ukrainase për një vizitë të mundshme, shtoi Kaneko./V.N/
Cilat janë planet e Rusisë për fazën e dytë të luftës - dhe pse përfshijnë Moldavinë?
Arbnore Zhushi
Që kur Rusia braktisi përpjekjet e saj për të kapur Kievin dhe u largua nga veriu i vendit, analistët dhe zyrtarët e inteligjencës i janë referuar 'fazës së dytë' të luftës në Ukrainë.
Kjo është kryesisht shtytja në jug drejt portit të Mariupolit dhe në lindje në rajonin e Donbasit.
Por tani Kremlini ka publikuar grupin e vet prej katër pikash të objektivave për fazën e dytë të pushtimit - ose operacionin ushtarak special, siç e quan ai, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Kryeprokurori i Ukrainës akuzon Rusinë për planifikim paraprak të vrasjeve masive, torturave dhe përdhunimeve
Vladimir Putin i Rusisë kishte një plan të hartuar paraprakisht që trupat e tij të torturojnë, përdhunojnë dhe ekzekutojnë civilët në Ukrainë, të cilët refuzojnë të kapitullojnë, ka thënë prokurori i lartë ukrainas, shkruan Sky news, transmeton "Bota sot".
Iryna Venediktova tha, si një qytetare ukrainase, ajo e kuptonte pse liderët politikë si Joe Biden e kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e gjenocidit në vendin e saj, por si prokurore ajo tha se ajo duhet të mbledhë provat në zona të tilla si qyteti i rrethuar i Mariupolit.
"Unë do t'ju jap provat kur të kem akses në këtë territor," i tha ajo Sky Neës në një intervistë në zyrat e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Prokurori i Përgjithshëm zbuloi se ka një "numër të madh rastesh" të trupave ruse që vrasin ukrainas thjesht sepse nuk i pëlqenin ata.
Ekipi i saj po punon në pothuajse 8 mijë raste të krimeve të luftës nga e gjithë Ukraina, duke përfshirë ekzekutimet e shkurtra, dhunën seksuale dhe deportimin e detyruar të fëmijëve në Rusi.
Numri i rasteve rritet çdo ditë si dhe vëllimi i provave./M.L.
U fundos në Detin e Zi, anija ruse Moskva kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës
Mbytja e anijes luftarake “Moska” është një nga ngjarjet përcaktuese të luftës në Ukrainë deri më tani.
Ishte anija kryesore e Flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzor raketor me më shumë se 500 ekuipazh, ndërsa u fundos nga një vend me një marinë shumë më të vogël.
Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës. Numri #2064 për të qenë të saktë, i përket kategorisë së pajisjeve të rralla shkencore ose teknike, raporton BBC.
Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkroi “80 milje nga Odesa, kryqëzori i famshëm dhe objekti më i madh i fundosur në fund të Detit të Zi mund të admirohen pa shumë zhytje!”
Rrënojat janë në një thellësi rreth 45-50 metra. Mbytja e “Moskës” nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe psikologjike për Ukrainën.
Gazetarja japoneze shpërthen në lot, derisa raporton se Putin ka nderuar me medalje ushtarët që kryen masakra në Bucha
Videoja e prezantueses japoneze të lajmeve u bë virale, pasi nuk arriti të përmbahet dhe kontrolloj emocionet derisa po fliste për lajmin sesi presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar me medalje ushtarët rusë që kryen masakra mbi civilët ukrainas në qytetin Bucha.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë përshëndetur reagimin e gazetares japoneze. Ata vlerësuan se ishte thjesht një reagim human kundër krimit.
E me medalje u nderuan brigada ruse e motorizuar, që veproi në periferi të Kievit. Si arsye për dhënien e medaljeve janë përmendur “veprimet konkrete” me theks të veçantë se “ata kanë treguar trimëri dhe vendosmëri”.
Japanese TV presenter begins crying when reporting that Putin gave awards to those responsible for atrocities in Bucha.
Ukrainasit konsiderojnë se rusët në Bucha por edhe në qytetet tjera kanë kryer gjenocid, derisa rusët tentojnë ta hedhin poshtë këtë akuzë – pavarësisht se tashmë është dokumentuar me shumë kufoma të civilëve ukrainas që janë gjetur nëpër rrugë.
Britania dhe Polonia do t’i dërgojnë tanke Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke. BBC raporton se ukrainasit pritet të marrin tanket polake T-72. Ndërkohë, tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.
Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace pritet të bëjë një deklaratë më vonë në lidhje me këtë vendim të rendësishëm.
Boris Johnson tha në një konferencë shtypi në Nju Dehli më herët se kjo përfaqësonte një intensifikim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Ambasada britanike po sigurohet përpara se të rihapet në Kiev
Më herët kemi raportuar për komentet e bëra nga kryeministri Boris Johnson i cili tha se Britania do të rihap ambasadën e saj në Kiev muajin e ardhshëm.
Johnson, i cili e bëri zotimin në një konferencë shtypi gjatë udhëtimit të tij në Indi, tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po kërkonte të dërgonte tanke në Poloni.
Tani, Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se ndërtesa e ambasadës "po bëhet e sigurt" përpara kthimit të stafit, duke filluar me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Melinda Simmons.
Ajo tha: “Forca dhe suksesi i jashtëzakonshëm i Presidentit Zelenskyy dhe popullit ukrainas në rezistencën ndaj forcave ruse, do të thotë se së shpejti do të rihapim ambasadën tonë britanike në Kiev.
“Dëshiroj të vlerësoj guximin dhe qëndrueshmërinë e ekipit të ambasadës dhe punës së tyre gjatë gjithë kësaj periudhe. "Ambientet e ambasadës britanike janë duke u siguruar aktualisht përpara kthimit të stafit, duke filluar me ambasadoren e MB Melinda Simmons. MB vazhdon të këshillojë kundër çdo udhëtimi në Ukrainë."/M.L.
Skena të tmerrshme: Trupat e pajetë në Mariupol po futen në krateret e sulmeve ajrore
Situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit po "përkeqësohet" dhe trupat e pajetë po futen në kratere të lëna nga sulmet ajrore ruse, ka thënë një fotograf lufte.
Duke folur për Sky News, Max Clarke, i cili vizitoi Mariupolin këtë javë, shpalosi sot skenat e tmerrshme në qytetin port jugor dhe tha se ishte "e vështirë të ekzagjerosh se sa e keqe ishte situata".
Duke përshkruar skenat në Mariupol, ai tha: "Thjesht vazhdon të përkeqësohet. “Kur përshkrova për herë të parë situatën në terren, kishte trupa në varre të improvizuara, por nga fundi kishte trupa të grumbulluar në kratere të mbetura nga sulmet ajrore.
"Unë pashë një që kishte 15 trupa të futur brenda."
Clarke gjithashtu përshkroi se si një rrugë që ai vizitoi pranë fabrikës së çelikut Azovstal, ku forcat ukrainase tani janë të ngujuara, kishte "ndoshta 80 trupa" të mbetur atje.
"Disa prej tyre janë aq të dekompozuar dhe kanë qenë atje për kaq shumë kohë sa duket sikur qentë apo zogjtë kanë ngrënë fytyrat e tyre dhe e vetmja gjë që ka mbetur janë dhëmbët e tyre të artë dhe lëkura e tyre e nxirë nga goditjet e artilerisë," tha ai.
Z. Clarke vazhdoi duke thënë se kur Mariupol u rrethua muajin e kaluar u ndje sikur forcat mbrojtëse nuk kishin "nuk kishin asnjë shans", por megjithatë ata "ende po luftonin"./M.L.