S'ka pushim për festën e Pashkëve

Bota

S'ka pushim për festën e Pashkëve

Nga: V.N Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:46
Vullnetarët përgatisin ëmbëlsira të Pashkëve me një recetë tradicionale

Kishte shpresë për një armëpushim të Pashkëve - një armëpushim për të shënuar festën ortodokse që bashkon shumë ukrainas dhe rusë. Duket se këto shpresa ishin të kota, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur në fjalimin e tij të natës të enjten, Presidenti Volodymyr Zelensky fajësoi Rusinë, duke thënë se ata "e hodhën poshtë propozimin për të vendosur një armëpushim të Pashkëve".

Kjo tregon shumë mirë sesi drejtuesit e këtij shteti e trajtojnë në fakt besimin e krishterë, një nga festat më të gëzueshme dhe më të rëndësishme. Do të shihet si një lajm veçanërisht i keq për civilët ende të bllokuar në qytetin jugor të Mariupol.

Pavarësisht shpalljes së fitores nga Rusia të enjten, mendohet se dhjetëra mijëra civilë ende po përpiqen të dalin nga qyteti, me korridoret humanitare që konsiderohen thelbësore për kalimin e tyre të sigurt.

Por, duket se këto të dyja nuk do të ndodhin, të paktën sot. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Irina Vereshchuk shkroi në kanalin e saj Telegram: "Për shkak të rrezikut në rrugë, sot, më 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare".

Dhe kështu, edhe pse ukrainasit shkojnë në shërbimet e tyre të Pashkëve këtë fundjavë, ata nuk do të gjejnë prehje nga lufta e vazhdueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat