Më shumë se pesë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës

Bota

Më shumë se pesë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës

Nga: V.N Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:58
Foto e luftës në Ukrainë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët thotë se rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Shifra e sotme është një rritje prej 48,387 nga e enjtja.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi, thotë ai.

Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni. Gati gjashtë nga 10 personat që ikën nga vendi - 2,867,241 - shkuan në Poloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat