António Guterres do të takohet edhe me Sergei Lavrov

Bota

António Guterres do të takohet edhe me Sergei Lavrov

Nga: V.N Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:32
António Guterres

Ja më shumë për takimin mes Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Moskë javën e ardhshme, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Guterres do të ketë gjithashtu një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve një zëdhënës i shefit të OKB-së, Eri Kaneko.

Kaneko tha se Guterres "shpreson të flasë për atë që mund të bëhet për të sjellë paqen në Ukrainë urgjentisht". Zyra e tij po punon gjithashtu me qeverinë ukrainase për planifikimin dhe përgatitjet për një vizitë në Ukrainë, tha ajo.

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i kërkoi Putinit që ta priste në Moskë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ta priste në Kiev, në letra të veçanta që iu dorëzuan misioneve të përhershme të vendeve të tyre në OKB.

Guterres bëri thirrje gjithashtu për një pauzë humanitare katër-ditore të Pashkëve Ortodokse në luftimet në Ukrainë duke filluar të enjten për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve nga zonat e konfliktit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e goditura rëndë.

Ai "nuk ishte aq i zhgënjyer që thirrja e tij personale nuk u dëgjua, por më shumë që nuk kishte armëpushim", tha zëdhënësi i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat