Tajvani ndihmon me 8 milionë dollarë Kievin

Bota

Tajvani ndihmon me 8 milionë dollarë Kievin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:27
Joseph Wu dhe Vitali Klitschko

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, njoftoi të premten një ndihmë prej 8 milionë dollarësh për kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë një bisede me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Sipas deklaratës, donacioni përfshin 3 milionë dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milionë dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale. Kjo është hera e katërt që Tajvani dërgon donacion për vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë video-telefonatës, Wu tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por kërcënoi gjithashtu rendet ndërkombëtare dhe komunitetin demokratik, shkruan CNN.

Ai shtoi se Tajvani dhe Ukraina janë partnerë që ndajnë ideologjinë demokratike dhe janë në ballë të pengimit të zgjerimit të totalitarizmit.

Klitschko falënderoi Wu për donacionin nga qeveria dhe populli tajvanez, duke thënë se “paqja mund të fillojë vetëm kur ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat