Civilë të vdekur përgjatë një rruge në Mariupol, BBC publikon pamjet
Rreth një mijë civilë mund të jenë varrosur në një varr masiv në periferi të Mariupolit në fshatin Vynohradne. Kështu deklaroi në Telegram shërbimi për shtyp i këshillit të qytetit të Mariupol, transmeton Ukrinform.
“Imazhet satelitore të marra nga Planet më 20 prill tregojnë një varr masiv 45 metra të gjatë dhe 25 metra të gjerë. Të paktën një mijë banorë të Mariupolit të vrarë nga rusët mund të jenë varrosur këtu,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë janë shfaqur video grafike që tregojnë trupat e më shumë se 20 civilëve të shtrirë përgjatë një rruge kryesore në Mariupol. BBC ka ekzaminuar pamjet, duke numëruar gjithsej 23 trupa të veshur civolë dhe pa armë.
Dhjetëra mijëra njerëz mbeten të bllokuar në qytetin port jugor të rrethuar, i cili ka parë javë të tëra luftimesh intensive midis forcave ruse dhe ukrainase.
Pamjet, të postuara në mediat sociale, vijnë pasi Kombet e Bashkuara konfirmuan se po hetojnë qindra pretendime për vrasjen e civilëve që nga fillimi i pushtimit gati dy muaj më parë.
Papa Françesku nuk do të vizitojë Ukrainën
Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën.
Papa theksoi se ishte “i gatshëm të bënte gjithçka për të ndalur luftën”, por një vizitë e tij mund të ndërhyjë në “objektiva më të larta”, siç janë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC.
Në intervistën e publikuar të premten, Ati i Shenjtë e përshkroi gjithashtu vizitën e tij të papritur në ambasadën ruse në Vatikan në fund të shkurtit si “një vendim të çastit që e kishte marrë një natë duke menduar për Ukrainën”.
“Unë shkova vetëm. Nuk doja që askush të më shoqëronte. Ishte një përgjegjësi e imja personale,” theksoi Papa.
Ministria britanike e mbrotjes: Trupat ruse s’arritën përfitime të mëdha në 24 orët e fundit
Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se trupat ruse nuk kanë arritur përfitime të mëdha në 24 orët e fundit.
“Megjithë aktivitetin e shtuar, forcat ruse nuk kanë bërë asnjë fitim të madh në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, thuhet në raport.
Ata thanë se forcat ajrore dhe detare të Rusisë ”nuk kanë vendosur kontrollin në asnjë fushë për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës duke zvogëluar aftësinë e tyre për të bërë përparim të dukshëm", raporton BBC .
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 23 April 2022
“Me gjithë pushtimin e deklaruar të Mariupolit në Ukrainën juglindore, luftimet e rënda vazhdojnë të zhvillohen duke frustruar përpjekjet ruse për të pushtuar qytetin. Kjo po ngadalëson përparimin e tyre të dëshiruar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës”, thuhet tutje në këtë raport.
Zhvillimet e fundit në Ukrainë
Ndërsa dita po zbardhë në Kiev, këtu mund ta lexoni një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit:
Në fjalimin e tij të natës, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi në Ukrainë është vetëm fillimi dhe pretendon se Rusia synon të pushtojë vende të tjera
Ai përmendi vërejtjen e një gjenerali të lartë rus se Moska po synon të pushtojë të gjithë Ukrainën jugore përpara se të hapë një rrugë drejt një rajoni separatist në Moldavi, shkruan "Bota sot".
Moldavia thirri ambasadorin rus dhe shprehu "shqetësim të thellë" për komentet.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se "ka një mundësi" që një korridor humanitar jashtë qytetit port të rrethuar të Mariupol mund të hapet të shtunën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antnio Guterres ka njoftuar se do të vizitojë liderët rusë dhe ukrainas veçmas javën e ardhshme.
Rusia ka thënë se një marinar vdiq dhe 27 të tjerë janë të zhdukur pasi luftanija e saj Moskva u mbyt javën e kaluar./A.M.
Planet e Rusisë për Moldavinë, reagon kjo e fundit
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky komentoi deklaratate një komandantit rus i cili tha se Moska dëshiron të marrë kontrollin e Ukrainës jugore, pasi do t'i jepte akses në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavinë fqinje.
Zelensky tha se komenti tregonte se Rusia dëshironte të pushtonte vende të tjera dhe se sulmi ndaj Ukrainës do të ishte vetëm fillimi, shkruan "Bota sot".
Duke iu përgjigjur komenteve, ministria e jashtme e Moldavisë shprehu "shqetësim të thellë" për deklaratën e komandantit rus dhe thirri ambasadorin rus.
MPJ shtoi se Moldavia është një shtet neutral dhe se ky parim "duhet të respektohet nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Federatën Ruse"./A.M.
Shefi i OKB-së do të vizitojë Putinin në Moskë, Zelensky në Kiev
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me udhëheqësit rusë dhe ukrainas javën e ardhshme.
Të martën, Guterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë, shkruan "Bota sot".
Kurse të enjten në Kiev do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.
Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit./A.M.