Papa Françesku nuk do të vizitojë Ukrainën

Bota

Papa Françesku nuk do të vizitojë Ukrainën

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:21
Papa Françesku

Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën.

Papa theksoi se ishte “i gatshëm të bënte gjithçka për të ndalur luftën”, por një vizitë e tij mund të ndërhyjë në “objektiva më të larta”, siç janë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC.

Në intervistën e publikuar të premten, Ati i Shenjtë e përshkroi gjithashtu vizitën e tij të papritur në ambasadën ruse në Vatikan në fund të shkurtit si “një vendim të çastit që e kishte marrë një natë duke menduar për Ukrainën”.

“Unë shkova vetëm. Nuk doja që askush të më shoqëronte. Ishte një përgjegjësi e imja personale,” theksoi Papa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat