Granatime të vazhdueshme në Luhansk

Bota

Granatime të vazhdueshme në Luhansk

Nga: V.N Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:14
Foto e luftës në Ukrainë

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk thotë se qytetet atje janë nën bombardime të vazhdueshme, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Serhiy Haidai tha se dy persona ishin vrarë në Popasna - një qytet me rreth 20,000 banorë - ku ndërtesat e banimit janë sulmuar dhe kanë pasur luftime në rrugë.

Ai shkroi në Telegram se rusët po goditnin linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet. Disa qytete ishin pa ujë pasi një predhë ruse goditi termocentralin për një stacion pompimi.

Pavarësisht thirrjeve për ndalimin e luftës, Rusia vetëm sa e ka shtuar agresionin në pjesën lindore të Ukrainës.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat