Blinken do ta vizitojë Kievin të dielën

Bota

Blinken do ta vizitojë Kievin të dielën

Nga: V.N Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:54
Zelensky dhe Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën, tha Zelensky, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Vizita, e cila do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, do të jetë udhëtimi i parë zyrtar i zyrtarëve të qeverisë amerikane që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkurt.

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”, u tha Zelensky gazetarëve.

Ky është takimi i parë i rëndësishëm mes Zelenskyt dhe zyrtarëve amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat