Nuk i mjafton vetëm Ukraina, Rusia sulmon edhe një shtet tjetër – dyshohet për shpërthime të mëdha

Bota

Nuk i mjafton vetëm Ukraina, Rusia sulmon edhe një shtet tjetër – dyshohet për shpërthime të mëdha

Nga: BOTA SOT Më: 25 prill 2022 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 14:59 më 25.04.2022
Foto nga lufta në Ukrainë

Rusia zotohet për hapje të korridorit humanitar në Mariupol

Rusia ka premtuar sërish se do të hapë korridorin humanitar për civilët e bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë.

Ushtria ruse është planifikuar të ndalë armiqësitë prej orës 14:00 më 25 prill, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Civilët më pas do të mund të largohen nga zona industriale përmes korridorit humanitar.

Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Rusisë të sigurojë largimin e grave dhe fëmijëve nga bunkerët e fabrikës Azovstal.

Sipas informacioneve nga Kievi, rreth 1,000 civilë besohet se janë në atë fabrikë.

Luftëtarët ukrainas që janë të fshehur aty kanë kërkuar që të bëhet gjithçka për të garantuar sigurinë e civilëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina./REL

Mjekët thonë se ka dëshmi për disa gra ukrainase të përdhunuara para se të vriteshin

Mjekët ligjorë që kryejnë ekzaminime pas vdekjes mbi trupat në varrezat masive në veri të Kievit thonë se kanë gjetur prova se disa gra ishin përdhunuar përpara se të vriteshin nga forcat ruse, raportojnë Lorenzo Tondo dhe Isobel Koshiw.

"Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje," tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili me një ekip mjekësh ka kryer dhjetëra autopsi mbi banorët nga Bucha, Irpin dhe Borodianka.

“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar,” tha ai.

Ekipi i Pirovskyi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. "Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen," tha ai. “Fytyra mund të bëhet copë-copë, nuk mund ta bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë.”

Ai tha se trupat e disa grave që ata kishin ekzaminuar tregonin shenja se viktimat ishin vrarë me armë zjarri automatik, me mbi gjashtë vrima plumbash në shpinë. Raporton TheGuardian, përcjell Bota sot.

Oleh Tkalenko, një prokuror i lartë për rajonin e Kievit, tha se detajet e përdhunimeve të dyshuara i ishin përcjellë zyrës së tij, e cila po heton rrethanat si vendndodhjet dhe moshat e viktimave.

“Rastet e përdhunimeve janë një çështje shumë delikate dhe e ndjeshme,” tha Tkalenko. “Mjekësia ligjore kanë një detyrë specifike për të kontrolluar organet gjenitale të viktimave femra dhe për të kërkuar shenja përdhunimi”.

Një mjek i huaj që punon në veri të Kievit, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se disa trupa “janë në gjendje aq të keqe sa nuk është e lehtë të gjesh shenja përdhunimesh dhe abuzimesh seksuale. Por ne po mbledhim prova për disa raste të grave që besojmë se janë përdhunuar përpara se të vriteshin.”/A.SH

Ukraina thotë se nuk ka marrëveshje për korridorin humanitar nga fabrika e çelikut Azovstal

Ukraina nuk ka arritur një marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për civilët që të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Kjo vjen pasi Rusia njoftoi një armëpushim për të lejuar largimin e civilëve të strehuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, raporton TheGuardian, përcjell Bota sot.

Vereshchuk tha në Telegram:

“Është e rëndësishme të kuptohet se një korridor humanitar hapet me marrëveshjen e të dyja palëve.

Një korridor i shpallur në mënyrë të njëanshme nuk ofron siguri, prandaj nuk është një korridor humanitar”/A.SH

Paralajmërimi që jepi Rusia nga sulmet në stacionet hekurudhore

Rusia po vazhdon sulmet e saj, pavarësisht viktimave që po lënë pas bombardimeve të shumta.

Pra, vendimi i saj për të goditur hekurudhat në qendër dhe në perëndim të Ukrainës, disa orë pasi sekretari amerikan i shtetit dhe sekretari i mbrojtjes u larguan nga Kievi me tren për në Poloni, pothuajse me siguri është krijuar si një tjetër paralajmërim nga Moska.

Pesë stacione u goditën nga raketa, duke përfshirë një në Krasne, afër Lviv, ku u godit një strukturë që merrej me furnizimin me energji elektrike në linjat ajrore. Raportohet për të lënduar. Linjat hekurudhore janë pjesë përbërëse e përpjekjeve luftarake të Ukrainës, duke lëvizur trupat dhe pajisjet ushtarake brenda dhe jashtë Polonisë, e cila është qendra logjistike e NATO-s, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Synimi i stacioneve duket të jetë një përpjekje për të degraduar rrugën e furnizimit ushtarak të Kievit.

Por është gjithashtu rrëqethëse për refugjatët që vazhdojnë të përdorin linjat e trenit për t'i shpëtuar ofensivës së përtërirë ruse në Donbas. Stacioni në qytetin lindor të Kramatorsk u godit në fillim të këtij muaji, duke vrarë dhjetra të arratisur.

Dhe tani infrastruktura hekurudhore në qendër dhe në perëndim të vendit është goditur, duke e lënë këtë komb të terrorizuar me pak rrugë të sigurta jashtë./M.H.

Rusia kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Rusia ka paralajmëruar SHBA-në kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë, tha ambasadori i Moskës në Uashington për televizionin shtetëror rus.

"Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t'i jepet fund kësaj praktike", citohet të ketë thënë Anatoly Antonov nga Reuters në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 24, përcjell “Bota sot”.

Antonov tha se një notë zyrtare diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit duke shprehur shqetësimet e Rusisë, shtoi ai.

Siç kemi raportuar këtë mëngjes, kryediplomati i Uashingtonit dhe sekretari i tij i mbrojtjes takuan Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën vonë, duke premtuar ndihmë të re me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë në mbështetje./M.H.

Putin akuzon Perëndimin për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë

Komente interesante po dalin nga Kremlini pasditen e sotme, ku ka folur presidenti rus Vladimir Putin.

Putin akuzoi Perëndimin për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë, pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë ndaj një reporteri televiziv ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

"Ata kanë kaluar në terror në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë."

Më vonë, Rusia pretendoi se kishte arrestuar anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas./M.H.

Rusia do të diskutojë për Mariupolin në bisedimet me OKB-në

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të mbërrijë në Moskë për bisedimet e tij të para ballë për ballë me Vladimir Putinin që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit.

Rusia tani ka detajuar se çfarë pret të diskutojë me Guterres, duke përfshirë situatën rreth qytetit të rrethuar të Mariupolit, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Kuptohet se dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar në qytet, me qindra në fabrikën e çelikut Azovstal, ku mbeten trupat ukrainase.

Agjencia e lajmeve RIA citoi ministrinë e jashtme ruse duke konfirmuar se Moska do të diskutojë çështjet që lidhen me qytetin port jugor.

Pas takimit me Putin në Moskë, Guterres do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me Volodymyr Zelenskyy./M.H.

Rusia shpall armëpushimin në fabrikën e çelikut në Mariupol

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se do të lejojë civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të evakuojnë zonën.

Njësitë ruse do të tërhiqen në një "distancë të sigurt" nga ora 12:00 BST, tha ministria e mbrojtjes, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ushtarët dhe civilët ukrainas kanë qenë nën rrethim në kompleksin industrial për javë të tëra, pjesa e fundit e Mariupolit jo nën kontrollin rus.

Kujtojmë që sulmet ruse sot goditën hekurudhat e Ukrainës./M.H.

Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje

Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia tha të hënën se rajoni po përgatitet për mbrojtje mes paralajmërimeve se forcat ruse po përgatitnin një ofensivë në pjesën jug-qendrore të Ukrainës.

Armiku po përgatitet për offensive”,  tha këshilli në një deklaratë.

 “Trupat pushtuese ruse kanë mbledhur shumë pajisje dhe personel në seksionin e vijës së frontit Velyka Novosilka - Novodarivka - Malynivka. Armiku po përpiqet të lëvizë në drejtim të Zaporizhzhia, por pa sukses. Vendndodhja e forcave në front nuk ka ndryshuar”.

Qyteti i Zaporizhzhia ka qenë një stacion kyç për të evakuuarit që nisen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën jugore.

Këshilli tha se një kolonë evakuimi ishte nisur nga Zaporizhzhia në Mariupol, por humbi komunikimin më pak se 25 kilometra (15 milje) nga qyteti Manhush, në perëndim të Mariupol.

Kolonat e evakuimit janë penguar nga luftimet aktive dhe janë mbajtur shpesh në pikat e kontrollit ruse.

Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje”, shtohet në deklaratë./M.H.

Të vdekur dhe të plagosur pas sulmeve në stacione

Autoritetet këtu kanë njoftuar një numër goditjesh raketore ruse në stacionet perëndimore dhe qendrore të Ukrainës.

Kreu i rajonit qendror Vinnytsia sapo ka njoftuar në Telegram se atje ka të vdekur dhe të plagosur, pas sulmeve në stacionet Zhmerynka dhe Kozyatyn, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Serhiy Borzov nuk tha se sa viktima kishte, por tha se rusët po përpiqeshin të godisnin "infrastrukturën kritike".

Hekurudhat ukrainase kanë anuluar ose devijuar trenat në perëndim dhe qendër pas sulmeve./M.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat