Sekretari amerikan i mbrojtjes dëshiron ta shohë Rusinë të dobësuar

Bota

Sekretari amerikan i mbrojtjes dëshiron ta shohë Rusinë të dobësuar

Nga: M.H. Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:44
Lloyd Austin

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin tha të hënën se SHBA-ja dëshiron që të shohë Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës.

Sekretari amerikan i mbrojtjes tha gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se ai beson se Ukraina mund të fitojë me mbështetjen e duhur, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Komentet e tij pasojnë një udhëtim në Kiev të dielën së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, ku të dy u takuan me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Gjatë udhëtimit të tyre, ata njoftuan se diplomatët amerikanë do të fillonin të kthehen gradualisht në Ukrainë dhe se SHBA i kishte ofruar Ukrainës 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat