Dërgimi i armëve në Ukrainë është i papranueshëm, Rusia u thotë SHBA

Bota

Dërgimi i armëve në Ukrainë është i papranueshëm, Rusia u thotë SHBA

Nga: V.N Më: 25 prill 2022 Në ora: 14:27
foto ilustrim

Rusia ka paralajmëruar SHBA-në kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë, tha ambasadori i Moskës në Uashington për televizionin shtetëror rus, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t'i jepet fund kësaj praktike", citohet të ketë thënë Anatoly Antonov nga Reuters në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 24.

Antonov tha se një notë zyrtare diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit duke shprehur shqetësimet e Rusisë, shtoi ai.

Siç kemi raportuar këtë mëngjes, kryediplomati i Uashingtonit dhe sekretari i tij i mbrojtjes takuan Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën vonë, duke premtuar ndihmë të re me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë në mbështetje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat