Ukraina nuk ka arritur një marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për civilët që të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Kjo vjen pasi Rusia njoftoi një armëpushim për të lejuar largimin e civilëve të strehuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, raporton TheGuardian, përcjell Bota sot.
Vereshchuk tha në Telegram:
“Është e rëndësishme të kuptohet se një korridor humanitar hapet me marrëveshjen e të dyja palëve.
Një korridor i shpallur në mënyrë të njëanshme nuk ofron siguri, prandaj nuk është një korridor humanitar”.