“Morën çelësat dhe shkëmbyen rojet e sigurisë me rojet e tyre”/ Rusët kanë pushtuar ndërtesën e këshillit Kherson

Bota

“Morën çelësat dhe shkëmbyen rojet e sigurisë me rojet e tyre”/ Rusët kanë pushtuar ndërtesën e këshillit Kherson

Nga: A.SH Më: 25 prill 2022 Në ora: 22:23
Pamje nga qyteti Kherson, Ukrainë

Qyteti i madh ukrainas, Kherson, është pushtuar nga forcat ruse.

Kryetari I qytetit, Ihor Kolykhayev, ka raportuar në Facebook se njerëz të armatosur rusë morën kontrollin e ndërtesës së këshillit të qytetit të hënën, raportob BBC, përcjell Bota sot.

Edhe pse Kherson ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i marsit, këshilli i qytetit kishte funksionuar ende nën kontrollin ukrainas.

Kolykhayev tha se ushtria ruse mori çelësat e ndërtesës dhe shkëmbyen rojet e sigurisë me rojet e tyre.

Ai tha se u largua nga ndërtesa në orën 19:45 me orën lokale.

Pravda, një media ukrainase e lajmeve, raportoi se nga 26 prilli, këshilli i qytetit Kherson nuk do të funksiononte.

Ai shtoi se kryetarit të bashkisë dhe punonjësve të këshillit të qytetit iu dha shansi të shkonin në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat