Një person ka vdekur pasi dy raketa ruse goditën një fabrikë në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, thanë autoritetet lokale.
Një tjetër person mbeti i plagosur në këtë incident, sulmi i parë i tillë në qytet.
Sipas administratës lokale rajonale, një raketë e tretë ruse “shpërtheu në ajër”.
Qyteti, i cili është një qendër kryesore industriale, ka qenë pika e parë e ndalimit për shumë civilë që ikin nga luftimet në qytetin port jugor të Mariupol.
Më herët, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, raportoi se kishte parë dy raketa lundrimi që fluturonin në lartësi të ulët mbi uzinën e saj në Zaporizhzhia.
Nuk dihet nëse të njëjtat raketa ishin përgjegjëse për goditjet në qytet.