Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia kërkon të destabilizojë rajonin separatist të Transnistrisë dhe nëse Ukraina bie, trupat e Kremlinit do të arrijnë në kryeqytetin e Moldavisë, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Në një mesazh në rrjetet sociale, Mykhailo Podolyak shkroi: "Rusia dëshiron të destabilizojë rajonin e Transnistrias dhe lë të kuptohet se Moldavia duhet ta presë për 'mysafirë'".
“Lajm i keq: Nëse Ukraina bie nesër, trupat ruse do të jenë në portat e Kishinaut".
"Lajm i mirë: Ukraina patjetër do të sigurojë sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip."
Më herët sot, dy shpërthime dëmtuan antenat e radios që transmetonin radio ruse nga një fshat në rajonin e shkëputur.
Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë apo raportime për të lënduar.
Russia wants to destabilize the Transnistrian region & hints Moldova should wait for “guests”. Bad news: if Ukraine falls tomorrow Russian troops will be at Chișinău’s gates. Good news: Ukraine will definitely ensure strategic security of the region. But we need to work as a team
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) April 26, 2022