Raketat ruse kanë goditur një depo armësh që strehonte armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, ka pretenduar Moska.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan hangarë në rajonin e Zaporizhzhia që përmbanin "një grumbull të madh armësh dhe municionesh të huaja të furnizuara për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane".
Dje, Rusia akuzoi Perëndimin se "derdh vaj në zjarr" me dërgesat e armëve që nxisin konfliktin nëntë-javor.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë dhe raketa anti-ajrore dhe antitank./M.L.