Vendimi i Gazprom/ Kryeministri i Bullgarisë: Një shkelje e rëndë e kontratës

Bota

Vendimi i Gazprom/ Kryeministri i Bullgarisë: Një shkelje e rëndë e kontratës

Nga: M.H. Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:39
Kiril Petkov

Siç kemi raportuar, Polonia dhe Bullgaria kanë akuzuar Moskën për "shantazh" pasi gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se kishte ndërprerë eksportet e gazit në këto vende.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e përshkroi veprimin e Gazprom si një "shkelje të rëndë të një kontrate aktuale, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Petkov tha në një postim në Twitter se ka diskutuar situatën me kryeministrin e Greqisë, e cila kufizohet me Bullgarinë.

Petkov tha se Bullgaria dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurinë dhe diversifikimin e energjisë.

Ai shtoi se do të jetë me "rëndësi strategjike për të dy vendet dhe rajonin".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat