Rusia thotë se do të lirojë ish-marinsin amerikan Trevor Reed në këmbim të të burgosurit rus

Bota

Rusia thotë se do të lirojë ish-marinsin amerikan Trevor Reed në këmbim të të burgosurit rus

Nga: M.H. Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:04
Oficerët e policisë shoqërojnë ish-marinsin amerikan Trevor Reed në një sallë gjyqi përpara seancës dëgjimore në Moskë, Rusi në vitin 2020.

Rusia tha të mërkurën se do të shkëmbejë ish-marinsin amerikan Trevor Reed me një të burgosur rus të mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

Si rezultat i një procesi të gjatë negocimi, më 27 prill 2022, shtetasi amerikan Trevor Rowdy Reid, i dënuar më parë në Federatën Ruse, u shkëmbye me shtetasin rus Konstantin Yaroshenko.

I cili u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane në 2010”, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në kanalin e saj zyrtar Telegram, përcjell “Bota sot”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti gjithashtu raportoi lëvizjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat