Presidenti rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo vend që ndërhyn në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të shpejtë.
“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë rrufe”, tha ai duke folur para ligjvënësve rusë.
“Ne kemi të gjitha mjetet për t’u përgjigjur, me të cilat askush nuk mund të mburret. Dhe ne nuk do të mburremi me to, do t’i përdorim nëse është e nevojshme”, tha ai.
Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.