Gjermania blerësi më i madh i energjisë ruse

Bota

Gjermania blerësi më i madh i energjisë ruse

Nga: A.M Më: 28 prill 2022 Në ora: 06:59

Një grup i pavarur kërkimor thotë se Gjermania ishte blerësi më i madh i energjisë ruse gjatë dy muajve të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Një studim i publikuar nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër llogarit se Rusia fitoi 52.6 miliardë paund nga eksportet e karburanteve fosile që kur trupat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt, raprton Sky news, përcjell "Bota sot".

Duke përdorur të dhëna për lëvizjet e anijeve, gjurmimin në kohë reale të rrjedhave të gazit nëpër tubacione dhe vlerësime të bazuara në tregtinë mujore historike, studiuesit mendojnë se Gjermania i ka paguar Rusisë rreth 9.1 miliardë euro (7.66 miliardë £) për dërgesat e karburanteve fosile në dy muajt e parë të luftës. .

Qeveria gjermane tha se nuk mund të komentojë mbi vlerësimet dhe nuk pranoi të japë ndonjë shifër të sajën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat