Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë. Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë.
Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”.
Ai tha gjithashtu se presidenti Putin kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve "në parim".
Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.
Presidenti Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen.
