Ish-komandant i NATO-së: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

Bota

Ish-komandant i NATO-së: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Ndaj komenteve të mbrëmshme të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe se Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina, ka reaguar ish-komantanti i NATO-së, Richard Shirreff.

Ai ka thënë se përshkallëzimi i dukshëm i qëllimeve ushtarake është mirëpritur si "qasja absolutisht e duhur" nga ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali Sir Richard Shirreff.

"Duhet të ndiqet me burime të rëndësishme dhe duhet të bëhet në të gjithë aleancën, në tërësi," thotë Sir Shirreff për BBC Radio 4's Today.

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat