Gjermania dënon Rusinë për sulmet raketore çnjerëzore në Kiev

Bota

Gjermania dënon Rusinë për sulmet raketore çnjerëzore në Kiev

Nga: M.H. Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:31
Tensionet Ukrainë - Rusi

Gjermania ka kritikuar Rusinë për kryerjen e një sulmi ajror në Kiev gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke e quajtur atë "çnjerëzore".

Ne e dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Kiev ndërsa... Guterres ishte në bisedime dje”, tha zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buechner, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Moska ka konfirmuar se goditi Kievin mbrëmë, por pretendon se objektivi i saj ishte një ushtarak - konkretisht, një fabrikë që prodhon raketa.

Transmetuesi Radio Liberty i financuar nga SHBA thotë se një nga gazetaret e tij, Vira Hyrych, u vra në sulm kur një raketë goditi shtëpinë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat