SHBA nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore, thotë zyrtari i mbrojtjes

Bota

SHBA nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore, thotë zyrtari i mbrojtjes

Nga: M.H. Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

Pavarësisht një përshkallëzimi të kohëve të fundit në retorikën e Moskës, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, sipas Reuters, përcjell “Bota sot”.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të monitorojnë aftësitë bërthamore të Rusisë çdo ditë "më së miri që mundemi", thotë zyrtari, duke folur në mënyrë anonime.

Ne nuk vlerësojmë se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore dhe asnjë kërcënim për territorin e NATO-s”, thonë ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat