Një tjetër varr masiv që përmban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një intervistë për mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për "pastrimin e gjurmëve" dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.
"Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim," tha Zelensky.
Ai nuk dha detaje të tjera.
Ukraina më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin - qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.
Moska i hedh poshtë akuzat.