Shtetet e Bashkuara thonë se bota nuk mund të merret me presidentin rus Vladimir Putin siç ka bërë më parë, pasi Indonezia e ftoi atë në samitin e G20 në nëntor.
Po ashtu, ka ftuar edhe udhëheqësin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në samitin e G20 në nëntor, shkruan BBC.
Presidenti Joe Biden ka shprehur publikisht “kundërshtimin e tij" për pjesëmarrjen e Putinit.
Ai ka thënë se SHBA "ka mirëpritur ftesën për ukrainasit".
Kështu ka njoftuar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.