Një spital dhe zona rezidenciale në qytetin verilindor të Kharkivit u goditën nga bombardimet gjatë natës, thonë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Si pasojë, banesave në dy pallate nëntëkatëshe iu dogjën flakët dhe një burrë që ishte pronar i njërës prej banesave u plagos dhe u dërgua në spital, thonë ata.
Në spital janë dëmtuar konstruksione betoni dhe korniza dritaresh, si dhe ka rënë zjarr në katin e 5-të, por nuk ka pasur viktima.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.