Banorët e qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit po përballen me kërcënimin e sëmundjeve, përveç bombardimeve nga forcat ruse dhe mungesës së ushqimit dhe ujit, paralajmëruan zyrtarët ukrainas të shtunën, duke i përshkruar kushtet e jetesës në qytet si "mesjetare", shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Kolera, dizenteria dhe Escherichia coli: rreth 100,000 banorë të Mariupolit janë në rrezik vdekjeprurës jo vetëm për shkak të granatimeve, por edhe për shkak të kushteve të patolerueshme të jetesës dhe kushteve josanitare”, thuhet në një postim nga llogaria zyrtare e Parlamentit ukrainas në Twitter.
"Temperatura e ajrit tashmë ka arritur në 20 gradë. Epidemi të fuqishme dhe vdekjeprurëse mund të shpërthejnë së shpejti në qytet - për shkak të mungesës së furnizimit të centralizuar me ujë dhe kanalizimeve, dekompozimit të mijëra kufomave nën rrënoja dhe mungesës katastrofike të ujit dhe ushqim”, tha parlamenti.
Ai shtoi, "Okupatorët nuk mund t'i sigurojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe. Ata bllokojnë të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin. Tani në Mariupolin e shkatërruar, ka kushte mesjetare të jetesës. Evakuimi i menjëhershëm dhe i plotë është nevojiten!".