Ka shenja të një përparimi të mundshëm në sigurimin e të paktën një rruge evakuimi në qytetin e rrethuar të Mariupolit. "Ka shpresë për evakuimin e banorëve të Mariupolit në territorin e kontrolluar nga Ukraina," tha këshilli i qytetit të Mariupol në llogarinë e tij Telegram, shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Edhe pse këshilli është ende në pritje të konfirmimit, postimi i tij thotë se evakuimi do të bëhet sot (e shtunë) nga Port City, i cili është një qendër tregtare.
"Okupatorët lejuan lëvizjen midis rrethit të Bregut të Majtë dhe rretheve të tjera të qytetit në bregun e djathtë. Lëvizja është e hapur përmes urës për në Mukhino," tha Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupol, në Telegram.
Në këtë fazë, është e paqartë nëse ndonjë evakuim do të përfshinte njerëz të bllokuar në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal.
Gjithsej, rreth 100,000 njerëz janë ende në Mariupol, një e katërta e popullsisë së saj të paraluftës.