Lavrov: Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë pjesë kyçe e bisedimeve të paqes

Bota

Lavrov: Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë pjesë kyçe e bisedimeve të paqes

Më: 30 prill 2022 Në ora: 19:41
Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se heqja e sanksioneve ndaj Rusisë është një pjesë kyçe e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai bëri të ditur se delegacioni rus dhe ai ukrainas po diskutojnë çdo ditë ‘online’ për një draft të një traktati të mundshëm.

“Agjenda e bisedimeve përfshin, ndër të tjera, çështjet e denazifikimit, njohjen e realiteteve të reja gjeopolitike, heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse”, është shprehur Lavrov, shkruan Sky News.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “çështja e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë nuk është diskutaur fare deri më tani në negociatat ruso-ukrainase”.

“I takon të gjithë partnerëve tanë, së bashku me Ukrainën, të vendosin se cilat vendime duhet të merren për sanksionet”, ka thënë Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat