Njëzet civilë largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal

Bota

Njëzet civilë largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal

Nga: A.SH Më: 30 prill 2022 Në ora: 21:10
Mariupoli

Luftëtarët ukrainas të rrethuar nga forcat ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol në Azovstal kanë konfirmuar se një grup civilësh kanë mundur të largohen nga vendi, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zëvendës komandanti i batalionit Azov të Ukrainës, Sviatoslav Palamar, tha se grupi prej 20 personash- përfshirë gra dhe fëmijë - ishte transferuar në një "vend të përshtatshëm".

Më herët, media shtetërore ruse tha se 25 persona ishin evakuuar. Nuk është e qartë se ku janë dërguar.

Moska ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar për të lejuar largimin e civilëve.

Qindra njereëz mendohet se janë strehuar në fabrikë - vendi i fundit i kontrolluar nga ushtarët ukrainas në Mariupol. Moska ka kërkuar që ata të dorëzohen. Ushtria e Ukrainës thotë se sulmet ajrore ruse kanë vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat