“Rreziqet e luftës bërthamore duhet të minimizohen”

Bota

“Rreziqet e luftës bërthamore duhet të minimizohen”

Nga: A.SH Më: 30 prill 2022 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Kreu i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek qartë mirëkuptimet midis fuqive bërthamore për ta parandaluar atë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Vladimir Yermakov i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se rreziqet e luftës bërthamore "duhet të minimizohen, në veçanti, duke parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore".

Ai përmendi një marrëveshje që zotohej për të shmangur luftën bërthamore, të arritur në janar nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe MB.

Por ai tha se "trojka" bërthamore perëndimore [SHBA, Britania e Madhe dhe Franca] po "rrëshqisin në pozicione të tjera", siç ishte NATO në "pozicionimin e vetvetes si një aleancë bërthamore".

Një 'balancim i tillë në prag' është i mbushur me pasojat më të rënda," tha ai.

Yermakov tha gjithashtu se dialogu mbi stabilitetin strategjik me SHBA ishte aktualisht "i ngrirë nga pala amerikane".

Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi Perëndimin të mos nënvlerësojë rreziqet e konfliktit bërthamor.

Por dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk beson se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat