Rusia ka akuzuar Ukrainën për vrasjen dhe plagosjen e civilëve të saj gjatë bombardimeve në rajonin jugor të Kherson, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës pretendoi se forcat e Ukrainës kishin bombarduar një shkollë, kopsht fëmijësh dhe varreza në fshatrat Kyselivka dhe Shyroka Balka, tha agjencia ruse e lajmeve RIA.
Ukraina nuk i është përgjigjur ende raportit.