Ministri i Jashtëm i Rusisë,Sergei Lavrov thotë se vendi nuk i ka bllokuar përpjekjet për të parandaluar luftën bërthamore.
"Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse," tha Sergei Lavrov, duke folur në rusisht nëpërmjet një përkthyesi italian në TV italian.
Rusia nuk i ka ndërprerë kurrë përpjekjet për të arritur marrëveshje që garantojnë se një luftë bërthamore nuk do të zhvillohet kurrë, tha Lavrov.
Lavrov përsëriti pretendimet e Rusisë se vendi është i motivuar nga garantimi i sigurisë për ukrainasit pro-rusë në lindje dhe se po lufton kundër nazizmit në Ukrainë.