Administrata e Mariupolit: Dy vende të tjera për të evakuuarit

Bota

Administrata e Mariupolit: Dy vende të tjera për të evakuuarit

Nga: M.H. Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:28
Ukrainë

Dy vende të tjera do të strehojnë refugjatët që vijnë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ka thënë Këshilli i Qytetit të Mariupolit.

Në një deklaratë në Telegram, administrata tha se ata do të shkojnë në dy fshatra, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Në Mangush që është në perëndim të Mariupolit dhe në një fshat afër Berdyansk, në juglindje të Ukrainës.

Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, sot janë rënë dakord dy lokacione shtesë për të vendosur njerëzit në një kolonë evakuimi duke u larguar nga Mariupol”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat