Të paktën 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Përveç 5,563,959 refugjatëve të regjistruar, të paktën 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
8.3 milionë refugjatë të parashikuar pritet të ikin nga Ukraina, tha UNHCR të martën.