Videoja dhe imazhet e postuara të hënën duket se tregojnë pasojat e një shpërthimi të madh pranë një aeroporti në një pjesë të pushtuar nga Rusia të Ukrainës jugore.
Pamjet tregojnë tym të dendur dhe të errët që ngrihet nga afërsia e një aeroporti të kontrolluar nga Rusia jashtë qytetit të Kherson në Chornobaivka, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria ukrainase apo ruse për shkakun e shpërthimit, por pozicionet dhe pajisjet ruse në Chornobaivka janë goditur në disa raste të mëparshme.
Javën e kaluar, ushtria ukrainase tha se forcat ruse ishin tërhequr drejt Chornobaivka pasi pësuan humbje të mëdha.