Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka thënë se numri i të vdekurve të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 3 mijë njerëz, shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Numri prej 3,153 të vrarëve deri më tani përfaqëson një rritje prej 254 nga e premtja. OHCHR tha se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, duke përmendur vështirësitë e aksesit dhe përpjekjet e vazhdueshme konfirmuese.
Shumica e viktimave u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore, tha zyra e të drejtave, pa ngarkuar përgjegjësi.
Në një luftë të egër, numri i vrasjeve vetëm se është duke u rritur me kalimin e ditëve.