Kancelari Scholz i bën thirrje Putinit t'i japë fund pushtimit të Ukrainës

Bota

Kancelari Scholz i bën thirrje Putinit t'i japë fund pushtimit të Ukrainës

Nga: V.N Më: 2 maj 2022 Në ora: 17:11
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t'i japë fund pushtimit rus të Ukrainës dhe "vrasjeve të pakuptimta" që po ndodhin në terren, raporton CNN, transmeton Bota sot.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin me kryeministrin indian Narendra Modi të hënën, Scholz tha se ajo që "është e rëndësishme është të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përbashkët".

Kancelarja gjermane i bëri thirrje gjithashtu Putinit që të “tërheqë trupat e tij nga Ukraina”, duke shtuar se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”.

Gjermania iu bashkua shumë shteteve që kërkojnë përfundimnin e luftës, gjersa Rusia ende po e vazhdon agresionin pa rreshtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat