Përpjekjet për të evakuuar më shumë civilë nga qyteti port i shkatërruar ukrainas i Mariupolit kanë shkuar me vonesa. Nuk është e qartë se çfarë po e shkakton pengimin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Ne e dimë se kolona është në rrugën e saj, por autobusët kanë qindra milje për të udhëtuar përgjatë një rruge që është - pjesërisht - rrënoja.
Ata gjithashtu duhet të kalojnë nëpër një numër postblloqesh ruse. Grupi prej rreth 100 grave dhe fëmijëve kanë mbijetuar në tunele nën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol - të shkëputur nga ushqimi dhe furnizimet.
Apelet për t'i nxjerrë jashtë u shpërfillën. Deri tani. Dje, për herë të parë në më shumë se 60 ditë, ata u ngjitën nga streha e tyre e errët.
Zyrtarët e Mariupolit thanë se Rusia vazhdoi të bombardonte fabrikën e çelikut gjatë natës. Mendohet se disa qindra njerëz, përfshirë rreth 20 fëmijë, janë ende të ngecur në bodrum.
Bisedimet janë ende duke u zhvilluar për t'i nxjerrë të gjithë të sigurt, por ndërmjetësimi i një marrëveshjeje tjetër për një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar mund të jetë i vështirë.