Komisionerja e BE-së për Energjinë Kadri Simson thotë se vendimi i Gazprom për të pezulluar furnizimet me gaz në Bullgari dhe Poloni është "një pikë kthese në krizën aktuale" - dhe paralajmëron "çdo shtet mund të jetë i radhës".
Simson po fliste pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së, të cilët po diskutonin se si BE duhet t'i përgjigjet njoftimit të Gazprom javën e kaluar, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Komisionerja e Energjisë thotë se ndërsa nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për furnizimet evropiane me gaz, pasiguria e situatës do të thotë që shtetet anëtare duhet të përmirësojnë planet kombëtare të emergjencës, të krijojnë furnizime të mjaftueshme për ruajtjen e gazit përpara dimrit dhe të diversifikojnë burimet e energjisë larg karburanteve fosile ruse.
Magazinimi i gazit aktualisht qëndron në 32% të kapacitetit të BE-së dhe po rritet, thotë Simson.