Rusia do të përpiqet të hapë një front të ri pas Ukrainës, e ai shtet ështē Moldavia, sipas burimeve ushtarake ukrainase.
Njëri tha se kishte një "numër sinjalesh" që tregojnë për një sulm në të ardhmen e afërt ndaj ish-shtetit sovjetik, i cili ka vetëm 3,250 ushtarë në ushtrinë e tij, shkruan The Times, përcjell "Bota sot".
Një kontroll i suksesshëm do të çonte në lëvizjen e trupave ruse në portin e Detit të Zi të Odesës, në Ukrainë, nga perëndimi.
"Ne besojmë se Kremlini ka marrë tashmë vendimin për të sulmuar Moldavinë. Fati i Moldavisë është shumë vendimtar. Nëse rusët fillojnë të marrin kontrollin, ne do të jemi ushtarakisht një objektiv më i lehtë dhe kërcënimi për Ukrainën do të jetë ekzistencial." tha burimi.