Qindra njerëz mbeten të bllokuar në fabrikën çeliku në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, edhe pse një grup të evakuuarish u larguan të dielën, raporton BBC, pëcjell Bota sot.
Siç kemi raportuar, përpjekjet për të evakuuar më shumë civilë janë vonuar dhe nuk është e qartë se çfarë po e shkakton ndalimin.
Por një komandant në fabirkë, Denys Shlega, tha se qindra njerëz - përfshirë fëmijë të vegjël - ishin ende brenda saj.
Ai tha gjithashtu se forcat ruse kishin rifilluar granatimet e rënda të zonës.
Sapo civilët që ishin evakuuar u larguan, "filluan granatimet nga të gjitha llojet e armëve", tha ai për televizionin ukrainas.
Grupi i parë i njerëzve u evakuua me mbështetjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët organizuan një kolonë zyrtare.