LIVE: Raketa, bombardime dhe sulme të vazhdueshme në Ukrainë/ Rusia paralajmërohet nga SHBA!

Bota

LIVE: Raketa, bombardime dhe sulme të vazhdueshme në Ukrainë/ Rusia paralajmërohet nga SHBA!

Nga: BOTA SOT Më: 3 maj 2022 Në ora: 06:09 Përditësuar në ora: 22:12 më 03.05.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Lviv goditet me raketa – publikohen pamje

Një zjarr që shpërtheu në një nënstacion elektrik në Lviv pasi u godit nga raketa është duke u shuar, tha kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sadovyi.

Një person ka mbetur i plagosur nga sulmi, thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Raketat ruse goditën gjithashtu gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, thotë kreu i bordit të Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

Ai thotë se nuk ka viktima në mesin e punëtorëve dhe pasagjerëve të hekurudhës, por dëmet në infrastrukturë janë "të rënda".

Kamyshin shton se 14 trena janë vonuar për shkak të granatimeve, por i pari kishte nisur tashmë lëvizjen./M.H.

Nga sulmet e shumta raketore në Ukrainë mbretëron tymi i madhë

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Nga pozicioni ynë në çati në qendër të qytetit, tymi mund të shihet duke u ngritur në drejtime të shumta.

Ne numëruam tre pikë të ndryshme. Sipas ligjeve lokale të sigurisë është e paligjshme të jepen detaje më specifike. Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sadovyi tha se një pjesë e qytetit kishte mbetur pa energji elektrike - ndërsa guvernatori rajonal tha se puna tashmë ishte duke u zhvilluar për të riparuar tre nënstacione elektrike.

Ndërkohë shërbimi i hekurudhave të Ukrainës postoi në mediat sociale se shërbimet do të ndërpriteshin nga dëmtimi i infrastrukturës së tyre të energjisë.

Ka pasur një numër sulmesh raketore rreth Lviv që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Kryesisht ata kanë goditur objektiva ushtarake ose logjistike. Lviv është ndjerë relativisht i sigurt ditët e fundit.

Ka pasur alarme sporadike, por ky shpesh është dukur si një qytet shumë larg luftës. Edhe pse sirenat tani kanë mbaruar, sonte kjo nuk ndihej më.

Shpërthime janë dëgjuar në Lviv

Tymi i zi i dendur dhe flakë janë parë në Lviv pas një sulmi në qytetin perëndimor të Ukrainës.

Të paktën katër shpërthime të dallueshme janë dëgjuar në qendër të Lviv pak para orës 20:30 me orën lokale, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Alarmet e makinave ranë, u dëgjuan sirenat e emergjencës dhe rryma u ndez për një moment në qytet. Nuk dihet menjëherë se çfarë ishte në shënjestër.

Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se ata në qytet duhet të strehohen dhe shtoi se sulmet kishin ndikuar në furnizimin me energji elektrike.

Refugjatët ukrainas që shpresojnë të largohen nga vendi janë mbledhur në Lviv, i cili është afër kufirit polak.

Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ka dy skenarë për përfundimin e luftës me Rusinë

Kreu i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës, Kirilo Budanov, thotë se ekzistojnë dy skenarë të mundshëm që mund t'i japin fund luftës me Rusinë - shpërbërja e Federatës Ruse ose një ndryshim në udhëheqjen e saj.

Budanov thekson se skenari i parë nënkupton shpërbërjen e Rusisë në tre ose më shumë pjesë. Opsioni i dytë është ruajtja relative e integritetit territorial të Federatës Ruse me një ndryshim në udhëheqjen e vendit.

Nëse vjen skenari i dytë, lideri i ri do të duhet të deklarojë se Rusia nuk ka asnjë lidhje me luftën dhe se ajo është projektuar nga një "diktator i sëmurë". Atëherë Rusia do të tërhiqet nga të gjitha territoret që dikur pushtoi - nga ishujt japonezë në Königsberg, që i përket Gjermanisë, tha kreu i shërbimit inteligjent ukrainas.

Ai gjithashtu thekson se shumica e udhëheqjes ushtarako-politike ruse është në dijeni të këtyre opsioneve të mundshme dhe për këtë arsye ata po përpiqen të vendosin një dialog me Perëndimin. 

Ai ndërkaq presidentin rus Vladimir Putin e quajti një kriminel lufte dhe si i tillë shihet para botës. 

“Ky është fundi i tij, është në qorrsokak”, tha Budanov.

​Cilat vende evropiane do të goditen më shumë nga pezullimi i gazit rus?

Objektet e depozitimit të gazit të Kroacisë mund të mbeten pothuajse plotësisht bosh për dimër nëse Rusia pezullon dërgesat, sipas Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Gazin (ENTSOG).

Kroacia mund të mbushë vetëm 5 për qind deri në 30 për qind të depove në rast të një ndërprerjeje të furnizimit nga Rusia, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura të BE-së, së bashku me Republikën Çeke, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë.

"Në rast të një ndërprerjeje të furnizimeve ruse, objektet evropiane të magazinimit mund të arrijnë vetëm 45% të vëllimit të tyre total të punës të gazit. Mund të vërejmë se vendet perëndimore evropiane (Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Spanja dhe Portugalia) mund të arrijnë 100% të vëllimit të ruajtjes. Megjithatë, ato nuk mund të ofrojnë gaz shtesë për vendet e Evropës Lindore, sepse kapacitetet e tyre janë të kufizuara dhe të gjitha janë përdorur në maksimum”, thuhet në analizë.

Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Spanja dhe Portugalia do të kishin vështirësinë më të vogël për të mbushur depot e gazit në rast se furnizimet nga Rusia ndërpriten. Italia dhe Holanda do të preken mesatarisht, me 50 deri në 60 për qind zënë.

Gjermania, Austria dhe Letonia do të kishin probleme me mbushjen e depozitave të gazit, pra frekuentimi do të ishte 30 deri në 40 për qind. Suedia dhe Danimarka do të preken po aq sa vendet e BE-së lindore.

Ky është skenari më i keq i konsideruar në analizë, i cili supozon ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia pa ndonjë përgatitje për një skenar të tillë.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Disa ligjvënës konservatorë e progresistë ngrenë shqetësime rreth qasjes së Presidentit Biden ndaj Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbështetje të fortë dypartiake në Kongres mbi kërkesën e tij të fundit për ndihma për Ukrainën, që arrijnë në 33 miliardë dollarë, krahas 13.6 miliardë dollarëve në ndihma ekonomike, humanitare dhe ushtarake, të miratuara tashmë në fillim të këtij viti.

Në vizitat e zhvilluara së fundmi në Ukrainë dhe Poloni, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi njoftoi se Kongresi po punonte me shpejtësi për të miratuar kërkesën e presidentit, duke e quajtur paketën e ndihmës, një shumë të madhe parash që ligjvënësit ishin shumë krenarë ta ofronin.

Por një pjesë e vogël e ligjvënësve, që përfaqësojnë si të djathtën ashtu edhe të majtën, kanë ngritur shqetësime mbi zgjerimin e kompetencave të presidentit për të mbështetur një konflikt në Evropë. 

Ndërsa Presidenti Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i angazhojnë kurrë forcat tokësore në Ukrainë, për t’iu kundërvënë hapur Rusisë, sasia masive e mbështetjes ka ringjallur pikëpyetjet në lidhje me kompetencat presidenciale në raport me luftën dhe shtrirjen e përfshirjes amerikane jashtë vendit, pas dy dekadash lufte në Afganistan dhe Irak.

Dhjetë nga 206 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan kundër ligjit që e bën më të lehtë për Presidentin Biden të transferojë armë në Ukrainë. Asnjë demokrat nuk votoi kundër tij.

Ligjvënësi konservator Thomas Massie shpjegoi votën e tij kundër, duke thënë se gjuha e përdorur në ligj bënte një përcaktim shumë të gjerë mbi armët mbrojtëse.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Kremlini: Izraeli mbështet “regjimin nazist në Kiev”

Shefi i Kremlinit Putin përmend denazifikimin e Ukrainës si një arsye për luftën e agresionit. Rusia madje akuzon Izraelin për mbështetjen e gjoja "regjimin nazist në Kiev" dhe kërkon prova historike për këtë.

Pavarësisht zemërimit ndërkombëtar për krahasimin që bëri ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov me Hitlerin, Moska e ka rritur sërish lojën e saj. Ministria e Jashtme ruse akuzoi Izraelin për mbështetjen e "regjimit neo-nazist në Kiev". Izraeli kishte kritikuar ashpër më parë deklaratat e Lavrov. Kreu hebre i shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, i përshkroi deklaratat e Lavrov si "anti-semite". Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për një "luftë totale" në Ukrainë.

Në një intervistë me një media italiane, Lavrov përsëri pohoi se në qeverinë ukrainase kishte neonazistë. Presidenti ukrainas Selensky ngriti pyetjen se "çfarë lloj nazizmi" mund të kishte në Ukrainë nëse ai ishte "vetë hebre". Lavrov më pas shtoi: “Mund të jem i gabuar, por Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”.

Deklaratat kishin shkaktuar zemërim ndërkombëtar të hënën. Ministri i Jashtëm i Izraelit Jair Lapid i përshkroi komentet e Lavrov si "skandaloze" dhe "të pafalshme". Ai kishte thirrur ambasadorin rus. "Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm," shtoi ai.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Serbia në udhëkryq: A do t’ia kthejë Serbia shpinën Rusisë?

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës toni ndaj Moskës ka ndryshuar edhe në Beograd. Serbia duhet të bëjë një riorientim themelor.    

Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë. Ky vend i vogël mburret edhe me marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, e cila ka bërë të mundur shumë projekte infrastrukturore në këtë vend, si zgjerimi i hekurudhave, rrugëve e termocentraleve. Serbia është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si "politika me dy karrige" dhe mbështetet në disa aleanca, ka një traditë të gjatë.

Ish-presidenti dhe politikani aktual i opozitës Boris Tadiq ndiqte një politikë që ai e përshkroi si një "politikë të jashtme me katër shtylla": Përveç Rusisë, Kinës dhe BE-së, Serbia nën udhëheqjen e tij (2004-2012) mbështetej edhe tek SHBA si një partner i katërt. Kjo politikë luhatjesh e kritikuar shpesh nga Brukseli dhe Berlini, tani mund të marrë fund. Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Serbia gjendet në udhëkryq: qeveria e Beogradit duhet të vendosë se me cilën anë do të shkojë ky vend në të ardhmen.

"Thikë në shpinë”

Deri më tani, mediat tabloide serbe, të cilat konsiderohen si megafoni i qeverisë, kanë bërë një pasqyrë të qartë: Rusia dhe Kina ishin miq, e keqja kërcënon nga Perëndimi. Por javën e kaluar, ishin pikërisht këto media që bënë një kthesë befasuese.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Mediet ndërkombëtare: Nga raketa “Satan II” te bunkerët bërthamorë, si po përgatitet Rusa për të shkaktuar Luftën e Tretë Botërore

Nga të ashtuquajturit avionë të “Ditës së kiametit” deri te çanta bërthamore sekrete e Putinit, ka shenja se Rusia mund të përgatitet për të ndezur një Luftë të Tretë Botërore bërthamore.

Putini ka paralajmëruar tashmë se do të përdorë armë bërthamore kundër Perëndimit nëse dikush ndërhyn në Ukrainë, por Britani i ka minimizuar paralajmërimet  ruse si “bravado” (mburrje).

Makina e luftës e Putinit u gjymtua nga rezistenca e ashpër ukrainase dhe kjo ka shkaktuar frikë se Putin mund të përdorë armët bërthamore.

Por sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace është përpjekur të qetësojë zërat dhe frikën në rritje duke e përshkruar situatën si “një betejë retorike.”

Megjithëse ekspertët thanë se mundësia që Putini të përdorë armë bërthamore për të ndezur një Luftë Botërore nuk ka gjasa, ka shenja se Putini mund të përgatitet për të filluar një konflikt bërthamor.

Më shumë detaje këtu

​Borrell njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka njoftuar se paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë do të përfshijë eksportet e naftës, edhe më shumë banka ruse dhe ata që janë përgjegjës për përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Borrell ka shkruar në Twitter se po punonin për paketën e gjashtë të sanksioneve.

Ai njoftoi se paketa parashikon përjashtimin e edhe më shumë bankave nga SWIFT, zgjerimin e listës së sanksioneve të sanksionuara ndaj shpërndarësve të informacionit dhe importin e naftës ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të paraqesë një paketë të gjashtë sanksionesh në Parlamentin Evropian nesër në mëngjes, të cilat duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat