Zyra e presidentit francez thotë se Emmanuel Macron do të flasë me Vladimir Putin në telefon së shpejti - rreth mesditës me orën franceze 11:00.
Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi, por deri në atë moment kanë qenë në kontakt të rregullt., raporton BBC, transmeton Bota sot.
Macron që atëherë ka siguruar rizgjedhjen si president francez për një mandat të dytë.
Përpjekjet e tij për të mbajtur komunikim të hapur me liderin rus kishin çuar në kritika nga disa, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë kryeministrin polak.
"Është detyra ime të flas me të, na duhet. Nuk do të ndalem" i tha ai një gazete franceze në prill.